Kthehu lart

Reagimi i Abdixhikut për letrën e Trump drejtuar Thaçit

Reagimi i Abdixhikut për letrën e Trump drejtuar Thaçit GazetaExpress

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku ka komentuar letrën të cilën presidenti i Amerikës Donald Trump i ka dërguar presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.

“Nuk është letër individuale. I është dërguar presidencës së Kosovës”, tha Abdixhiku në emisionin “DPT te Fidani” në T7.

Ai thotë se e një letër krejtësisht e njëjtë është dërguar edhe në Beograd për Aleksandar Vuçiqin.


“Është mesazh politik që dërgohet pasi letra e njëjtë është dërguar edhe në Beograd”, shtoi ai.

“Nuk ka element të letrës që është keq. Është gjithçka që kemi nevojë”, tha Abdixhiku.

Këtu ai ka përmendur shqetësimin e LDK’së. Thotë se njësoj si Trump, edhe ata po kërkojnë legjitimitet dhe se nuk janë kundër dialogut.

‘Trump ka kërkuar legjitimitet. Na vjen mirë që SHBA kërkojnë konsensus politik në Kosovë. Legjitimiteti është parakusht i një dialogu të suksesshëm’, tha ai.

Por sipas Abdixhikut Qeveria aktuale e udhëhequr nga Ramush Haradinaj nuk ka legjitimitet.

    Data: 18 Dhjetor 2018 23:36
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera