Kthehu lart

Ramush Haradinaj: Shihemi n’shesh

Ramush Haradinaj: Shihemi n’shesh GazetaExpress

Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, iu ka bërë thirrje qytetarëve që të protestojnë nesër në ora 12:00 në sheshin kryesor të Prishtinës.

Aleanca asnjëherë nuk dështoi të dedikojë vetëveten në përpjekjet afatgjata të konsolidimit të një shoqërie kosovare të lirë e të barabartë, të ndërtimit të institucioneve të forta të shtetit, dhe fitores së pavarësisë.

Sot brengosem për gjendjen dhe të ardhmen e Kosovës e qytetarëve. Kjo Qeveri çdo ditë e më shumë po dështon t'ia rikthejë shpresën e rrënuar vendit, duke vazhduar me veprime injoruese dhe ofenduese, duke rrënuar shtetin e vështirësuar jetën tonë. Situata po bëhet serioze. Çdo ditë jemi vonë!

Në përputhje me shqetësimet qytetare, në frymë paqësore dhe të civilizuar, ftoj qytetarët që të takohemi nesër në vazhdimin e protestës gjithëpopullore me fillim nga ora 12:00.

Nesër të dëshmojmë se kërkesat tona janë të drejta dhe legjitime, duke protestuar qetësisht.

RH

    Data: 26 Janar 2015 18:30
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera