Kthehu lart

Qeveria May i mbijeton përpjekjes së deputetëve pro BE'së

Qeveria May i mbijeton përpjekjes së deputetëve pro BE'së GazetaExpress

Qeveria britanike e drejtuar nga kryeministrja Theresa May i ka mbijetuar një përpjekjeje nga deputetët konservatorë pro BE-së, për të ndryshuar strategjinë e tregtisë, pas Brexit.

Deputetët kërkuan që Mbretëria e Bashkuar të bëhet pjesë e një bashkimi doganor me BE-në, nëse nuk bie dakord për tregti të lirë.

Qeveria u mbrojt me argumentin se një bashkim doganor do të godiste marrëveshje të reja tregtare nga ana e Mbretërisë së Bashkuar dhe fitoi ndaj grupit të deputetëve konservatorë me 307 vota në favor dhe 301 kundër.

Ky ishte një test mjaft i rëndësishëm për Theresa May-n dhe qeverinë e saj pro Brexit, pasi nëse do të humbte, konservatorët do të kërkonin një mocion mosbesimi ndaj kabinetit qeveritar, përcjell TCh.

Gjithsesi, qeveria humbi betejën që lidhet me rregullimin e tregtisë së iolaçeve në Ligjin për Tregtinë. Parlamenti votoi me 305 vota pro qëndrimit në rrjetin rregullator të ilaçeve, të Bashkimit Europian.

    Data: 17 Korrik 2018 22:28
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera