Kthehu lart

Qeveria ia ndanë 10 mijë euro projektit “Atomi”

Qeveria ia ndanë 10 mijë euro projektit “Atomi” GazetaExpress

Në mbledhjen  e Qeverisë u miratua propozim vendimi për ndarjen e mjeteve për Shoqatën Ndër komunale të të Verbërve nga Peja  për botimin e legjislacionit në alfabetin e Brailit.

Zëvendës kryeministri Hajredin Kuqi tha se do të ndahen 18 mijë e 333 euro që të kthehet ligji në këtë alfabet në mënyrë që edhe kjo kategori të integrohet në shoqëri.

Poashtu në këtë mbledhje u miratua edhe propozim vendimi për ndarjen e mjeteve financiare për Qendrën për studime dhe shërbime Psikologjike dhe sociale për përkrahjen e Projektit Atomi.

Ministri Arsim Bajrami tha se është një gjë e mire që të ndahen këto fonde që të bëhet kjo qendër në mënyrë që të zbulohen talentet inteligjent.

Për këtë qendër sipas kryeministrit do të ndahen 10 mijë euro./arbresh.info

    Data: 22 Korrik 2016 09:42
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera