Kthehu lart

Qeveria e Shkupit nuk ka para për ndërtimin e hekurudhës me Shqipërinë

Qeveria e Shkupit nuk ka para për ndërtimin e hekurudhës me Shqipërinë GazetaExpress

Qeveria po përgatit terrenin për ndërtimin linjës hekurudhore Kërçovë drejt Linit, në Shqipërinë fqinje, por nuk tregon, se prej ku do të gjejë paratë. Nuk tregojnë çfarë do të ndërmarrin pas shkurtimit të mjeteve evropiane të fondeve IPA. Nga Hekurudhat e Maqedonisë thonë se kompania spanjolle është duke punuar në projektin për një lidhje hekurudhore me Shqipërinë. Por, siç thonë ata, qeveria duhet të gjejë gjysmë milion euro për përgatitjen e projektit, raporton Alsat-M.

"Pritet që shuma për ndërtimin e pjesës perëndimore të Korridorit 8 do të jetë rreth 500 milionë euro, dhe në qoftë se do të jetë aq para, do të tregojë shpallja dhe aplikimi i pjesëmarrësve. Por, ne presim që qeveria për këtë seksion të bëjë përpjekje për t'i siguruar këto para, që të mundet deri në vitin 2022 tërësisht ta ndërtojë këtë korridor dhe treni të kalojë nga Bullgaria nëpërmjet Maqedonisë në Shqipëri ", tha Petar Spasovski, ndihmës drejtor.

Qeveria u përpoq të marrë para nga Bashkimi Evropian për pjesën që duhet lidhur me Bullgarinë, por këto përpjekje dështuan. Për profesor Vullnet Palloshin lidhja me Shqipërinë duhet të jetë prioritet i qeverisë, por kjo nuk bëhet. Me ndërtimin e kësaj hekurudhe do ti ndihmohet drejtpërdrejt ekonomisë, sepse në vend që të përdoret porti i Selanikut, i cili shpesh është i bllokuar nga grevat, do të përdoret porti i Durrësit.

Pjesa që do të ndërtohet është 63 kilometra e gjatë. Projekti është pjesë e Korridorit 8, krahu perëndimor.

    Data: 17 Korrik 2016 14:15
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera