Kthehu lart

Punëtorët e Shërbimit Korrektues protestojnë, kërkojnë koeficient të barabartë me Policinë e Kosovës

Punëtorët e Shërbimit Korrektues protestojnë, kërkojnë koeficient të barabartë me Policinë e Kosovës GazetaExpress

Të pakënaqur me koeficientin e pagave janë shprehur edhe punëtorët e shumë qendrave korrektuese në Kosovë.

Për këtë arsye, sindikalistët e Shërbimit Korrektues kanë dalë sot në protestë nga ora 08:00 deri në orën 09:00.

Punëtorët e Shërbimit Korrektues janë duke kërkuar koeficient të barabartë me Policinë  e Kosovës dhe që rrezikshmëria e tyre të jetë 40%, duke shtuar se puna e tyre nuk është aspak e lehtë.

Protesta sot është zhvilluar në Qendrën Korrektuese të Dubravës, asaj të Lipjanit, si dhe të Sigurisë së Lartë.

    Data: 11 Shkurt 2019 10:00
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera