Kthehu lart

Publikohen pamjet, vajza e politikanit hedh veten në erë para policëve

Publikohen pamjet, vajza e politikanit hedh veten në erë para policëve GazetaExpress

Ky është momenti kur një 25-vjeçare ka injoruar të shtënat paralajmëruese të policisë në një pikë kontrolli në Çeçeni para se të hidhte veten në erë.

Karina Spiridonova është parë e veshur me të zeza dhe një hixhab, ndërsa ecën vetëm drejt oficerëve të armatosur në kryeqytetin Grozny.

Policia thotë se "vajza e radikalizuar" është e bija e një politikani vendas pro-Vladimir Putin në Urale, e cila ka shpërthyer bombën që kishte me vete.

Video që ka bërë xhiron e rrjetit tregon shpërthimin që ka vrarë 25-vjeçaren. Shpërthimi i saj nuk shkaktoi viktima në mesin e policëve që ndodheshin në pikat e kontrollit.

Policia po kërkon të kuptojë motivet e saj dhe bashkëpunëtorët e mundshëm pasi pretendon se asaj mund t’i jetë "shpëlarë truri" nga militantët mbështetës të ISIS. Mediat e huaja shkruajnë se Karina i la një mesazh të shkruar Allahut duke thënë ‘më fal’ 21 herë para se të vriste veten.

Ministri i Brendshëm Alti Alaudinov tha:

Duke parë sjelljen e saj të çuditshme, oficerët në detyrë i thanë asaj të ndalonte dhe të tregonte ID-në e saj. Por në vend që të plotësonte kërkesën, vajza vazhdonte të vraponte drejt pikës së kontrollit. Zyrtarët e policisë e vunë re se ajo mbante një rrip vetëvrasës dhe në atë moment ata gjuajtën një plumb paralajmërues por gruaja e re shpërtheu."
Videoja tregon se ecja e saj nuk është aq e shpejtë duke u dhënë kohë policëve për të ndërhyrë dhe për ta qëlluar, pasi vajza ishte nisur me qëllim që të plaste bombën kur të ishte në mes të policëve.

Nuk është e qartë se sa të shtëna u qëlluan nga policia para se ajo të ‘shpërthente rripin e vetëvrasjes’.


Publikohen pamjet, vajza e politikanit hedh veten në erë para policëve on Vidnews.

    Data: 20 Nentor 2018 08:07
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera