Kthehu lart

Propaganda serbe me çnjohje, strategji para finales së dialogut

Propaganda serbe me çnjohje, strategji para finales së dialogut GazetaExpress

Ndonëse para pak ditësh mediet serbe raportuan se Liberia e kishte tërhequr njohjen ndaj Republikës së Kosovës, Ministria e Punëve të Jashtme e këtij shteti e ka demantuar një gjë të tillë gjatë ditës së djeshme.

Njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare konsiderojnë se paralajmërimet e tilla për tërheqje të njohjeve janë propagandë e Serbisë, pasi akti i tërheqjes nuk ekziston në të Drejtën Ndërkombëtare.

Megjithatë, ata pohojnë se deklarimet e tilla shkaktojnë efekte të dëmshme në drejtim të Kosovës, veçmas te vendet që nuk e kanë njohur dhe hezitojnë ta njohin Kosovën si shtet të pavarur, shkruan Gazeta "Zëri".

Ndonëse në vazhdimësi gjatë muajve të fundit është raportuar për tërheqje të njohjeve, duke nisur nga Surinami, Burundi, Gana e deri te Liberia, shefi i diplomacisë kosovare Behgjet Pacolli, duke i cilësuar si shpifje të Serbisë deklarimet për “çnjohje”, ka garantuar qytetarët e vendit se Kosova e ka të ardhmen e sigurt. 

Pavarësisht kësaj, njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe përfaqësuesit e opozitës vlerësojnë se diplomacia kosovare ka dështuar tërësisht, duke mos sjellë as njohje të reja e duke mos i forcuar as raportet me vendet që tashmë e kanë pranuar Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.

    Data: 23 Qershor 2018 08:32
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera