Kthehu lart

Projekti 13-milionësh nuk përfundon as sivjet

Projekti 13-milionësh nuk përfundon as sivjet GazetaExpress

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka mbajtur një takim me pronarë të tokave përgjatë të cilave realizohet projekti i zgjerimit të rrugës Klinë e Epërme - Polluzhë, por vetëm disa nga ata kanë nënshkruar marrëveshjen me anë të së cilës pronarët janë pajtuar që të mos pengojnë vazhdimin e punëve. Për ata që nënshkruan marrëveshjen Komuna ka garantuar kompensim, ndërsa të tjerët kanë kërkuar që paraprakisht të bëhet kompensimi e pastaj të vazhdojë realizimi i projektit

Edhe gati pas një viti prejse ka marrë timonin e Komunës së Skenderajt kryetari Bekim Jashari nuk ka arritur t’i bindë t’i gjithë pronarët e pronave përgjatë të cilave është duke u realizuar projekti i zgjerimit të rrugës Klinë e Epërme – Polluzhë që të mos pengojnë realizimin e projektit, ndonëse që në fillim të mandatit Ministria e Infrastrukturës së Republikës së Kosovës kishte ndarë edhe 13 milionë euro të tjera për ta përfunduar komplet projektin nga Klina e Epërme e Skenderajt deri në Komaran të Drenasit, shkruan Zeri.

Nga Polluzha e deri në Klinë të Epërme janë të paktën 5 shtëpi, të cilat duhet larguar (rrënuar), por edhe në disa pjesë të tjera, për shkak të problemeve me shpronësimin disa pjesë të rrugës kanë mbetur pa një shirit të asfaltit.


    Data: 14 Nentor 2018 08:21
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera