Kthehu lart

Prishtinë: Gjashtë persona përleshen për një pronë, arrestohen dy prej tyre

Prishtinë: Gjashtë persona përleshen për një pronë, arrestohen dy prej tyre Foto: Ilustrim GazetaExpress

Pas një mosmarrëveshje rreth një prone, gjashtë persona janë përleshur fizikisht në mes vete dje në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë, ndërsa policia ka njoftuar se lidhur me rastin është bastisur shtëpia e njërit prej të dyshuarve, ku është gjetur dhe konfiskuar një pushke gjuetie.

“Nuk raportohet për te lënduar”, bën të ditur policia. 

Ndërkaq dy nga të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje./GazetaExpress

    Data: 16 Dhjetor 2018 12:27
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera