Kthehu lart

Policia në Prizren arreston për vjedhje një sirian, nuk tregohet nëse ishte refugjat

Policia në Prizren arreston për vjedhje një sirian, nuk tregohet nëse ishte refugjat GazetaExpress

​Një shtetas sirian është arrestuar për vjedhje mbrëmë në Prizren. Policia në njoftimin e saj, nuk bën të ditur nëse i njëjti po qëndron si refugjat në Kosovë ose ka leje qëndrimi. Hajni sirian dyshohet të jetë i përfshirë edhe në vjedhje tjera. 

Një femër ka denoncuar, të martën rreth mesnatës, në Polici, vjedhjen e çantës së saj të krahut, në sheshin “Shatërvan” të Prizrenit. 

Policia ka njoftuar se për këtë rast ka arrestuar një shtetas sirian të moshës 33-vjeçare. I njëjti, sipas PK-së, dyshohet të jetë i përfshirë edhe në raste tjera të të njëjtës natyrë, shkruan Gazeta Express. 

“Rreth orës 23:30 minuta një qytetare denoncon në Policinë e Prizrenit vjedhjen e çantës së krahut përderisa po qëndronte në ambientet e një restoranti në Shatërvan në të cilën kishte një shumë parash dhe dokumente personale. Pas denoncimit të rastit policët kanë nisur me hetimin e rastit. Me ndihmën e kamerave të sigurisë dhe të qytetarëve është identifikuar i dyshuari, një sirian i vitlindjes 1985. Sipas hetuesve, thuhet se i dyshuari është i përfshirë edhe në vjedhje tjera. Me urdhër të prokurorit të shtetit i njëjti ndalet nën masën e arrestit për 48 orë”, ka njoftuar Policia. 

Në këtë njoftim nuk bëhet e ditur nëse 33-vjeçari sirian ka dokumente qëndrimi në Kosovë apo është refugjat. /GazetaExpress/. 

    Data: 15 Gusht 2018 09:37
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera