Kthehu lart

Policia arreston prizrenasin që e shantazhonte një burrë me foto intime

Policia arreston prizrenasin që e shantazhonte një burrë me foto intime GazetaExpress

Një arrestim i pazakontë ka ndodhur të martën në qytetin e Prizrenit.

Një burrë është arrestuar nën dyshimin se ka shantazhuar një burrë tjetër me publikimin e fotografive intime.Sipas raportit të policisë i dyshuari për një periudhë prej dy muajsh kishte komunikuar me viktimën në rrjetin social Facebook duke e shantazhuar se do t’ia publikojë fotografitë.

Pas hetimeve të kryera personi i dyshimtë është arrestuar dhe i njëjti sipas policisë ëdp të mbahpër 48 orë. Policia nuk ka sqaruar përmbajtjen e fotografive motivin e shantazhit e po ashtu pozitën e personit i cili është viktima në këtë rast.

Rrethanat pritet të zbardhen gjatë hetimeve të prokurorisë.

    Data: 11 Korrik 2018 10:24
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera