Kthehu lart

Platforma për dialogun, e pakompletuar

Platforma për dialogun, e pakompletuar GazetaExpress

Edhe pse ishte paralajmëruar që sot do të prezantohet platforma për dialogun me Serbinë, një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë, pasi që ky dokument ende nuk është kompletuar.

As pas dy takimeve që i mbajtën gjatë ditës së djeshme përfaqësuesit e ekipit negociator nuk arritën të dalin me një datë se kur kjo platformë do të kalojë në Kuvendin e Kosovës.

Për t’u dakorduar për këtë platformë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, të hënën thirri në takim edhe presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj, bashkëkryesuesin e delegacionit shtetëror për dialog Fatmir Limajn, si dhe anëtarët e delegacionit Enver Hoxhajn dhe Visar Ymerin.

Përderisa nuk pati deklarime për medie pas takimit, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj bëri të ditur se temë e diskutimit ishte platforma e dialogut që ditëve në vijim do t’i dorëzohet Kuvendit të Kosovës, pasi e njëjta, sipas tij, ende nuk është kompletuar. /Zëri

    Data: 12 Shkurt 2019 08:15
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera