Kthehu lart

Personalitetet dhe zyrtarët që po marrin pjesë në lansimin e televizionit T7

Personalitetet dhe zyrtarët që po marrin pjesë në lansimin e televizionit T7 GazetaExpress

T7 është televizioni më i ri në vend i pozicionuar në kanalin 7 në platformën IPKO sonte nga ora 22:30 ekrani do të hapet dhe në shtëpitë e juaja do të arrijë sinjali nga studiot e televizionit më të ri.

Në lansimin e televizionit më të ri në vend po marrin pjesë personalitete dhe zyrtarë të shumtë të fushave të tjera.



Ish-presidentja Atifete Jahjaga, kryeparlamentari Kadri Veseli, zëvendëskryeministri Fatmir Limaj janë ndër pjesëmarrësit.


Po në këtë ngjarje po marrin pjesë Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili, deputetët e Alternativës Mimoza Kusari-Lila dhe Ilir Deda, deputetetët e LDK’së Arben Gashi, Arban Abrashi, Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri, ish-kryetari i Skenderajt Sami Lushtaku.


Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Qemajl Minxhozi, Ben Blushi, Armand Shkullaku janë ndër të ftuarit e tjerë.


“Gazeta Express është pronare e televizionit. Janë gazetarët që punojnë e që e kanë sjellë deri këtu këtë sukses. Në hapësirën mediale në Kosovë ka vend për media që janë pak ma larg prej biznesit dhe politikës. Ne jemi të bindur se i plotësojmë këto kredenciale”, theksoi Berat Buzhala, drejtor në lansimin e televizionit.


Pronar i këtij televizioni është shoqëria aksionare, “MediaWorks”, e cila aktualisht njihet gjerësisht me produktin e saj kryesor, portalin më të madh në Ballkan, Gazetën Express.


    Data: 16 Mars 2018 20:59
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera