Kthehu lart

Përleshje mes disa meshkujve në Prishtinë, theret me thikë një 34-vjeçar

Përleshje mes disa meshkujve në Prishtinë, theret me thikë një 34-vjeçar GazetaExpress

Sot në orën 14:00 në rrugën “Fazli Grajqevci” në Prishtinë, ka ndodhur një përleshje fizike mes disa personave. Njëri prej këtyre personave ka mbetur i therur me thikë.

Bëhet fjalë për: E. N., mashkull, 34 vjeç, shtetas i Republikës së Kroacisë.

“Viktima ka marrë plagë nga arma e ftohët (thikë) dhe i njëjti menjëherë është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Lidhur me rastin në fjalë policia ka arritur që nga vendi i ngjarjes të shoqërojë për në stacion policor pesë persona të dyshuar", njoftoi Policia, transmeton Gazeta Express.

    Data: 10 Gusht 2018 14:55
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera