Kthehu lart

Përleshje me thika në Prishtinë

Përleshje me thika në Prishtinë Foto: Ilustrim GazetaExpress

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona dje rreth orës 15:25 në rrugën “Haxhi Zeka” në kryeqytet, pasi që të njëjtit janë përleshur mes vete ku ishin përdorur edhe thika

Shkak i kësaj përleshjeje sipas policisë ishte një mosmarrëveshje. Gjatë përleshjes është përdorur një mjet i prehtë dhe një mjet i fortë dhe si pasojë të dy të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe iu është ofruar trajtim mjekësor. 

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

    Data: 11 Shkurt 2019 12:07
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera