Kthehu lart

Mësohen detajet e përleshjes së armatosur mes Policisë dhe disa personave të dyshimtë në Prishtinë

Mësohen detajet e përleshjes së armatosur mes Policisë dhe disa personave të dyshimtë në Prishtinë GazetaExpress

Një përleshje e armatosur ka ndodhur në mbrëmjen e së hënës, mes Policisë së Kosovës dhe disa personave të dyshimtë, në Prishtinë.

Fillimisht është raportuar se një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër është plagosur si rezultat i kësaj përleshjeje, por Policia ka hedhur poshtë këtë pohim.

Rasti ka ndodhur tek lagjja "Përroi i njelmët", rreth orës 21 e 30 minuta. Policia ka qenë duke e ndjekur një veturë të tipit Volkswagen Golf 5, në të cilën kanë qenë disa persona.

Pasi është ndaluar vetura e sipërpërmendur, ka ndodhur përleshja me armë.

"Pasi është shtuar mbeshtetja policore ështe bërë i mundur ndalimi i veturës së dyshuar", si dhe "kapja dhe arrestimi i dy të dyshuarve të këtij rasti", ka thënë Policia për Gazetën Express.

"I dyshuari i tretë ka arritur të ikën nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht është në arrati, porse i njëjti është identifikuar dhe është në kërkim policor", sipas Policisë.

Ky i dyshuar "ka qenë edhe më herët në kërkim policor për raste të grabitjes dhe plagosjes, të ndodhura kohë më parë", ka treguar Policia.

Gazeta Express ka mësuar se në veturën e dyshuar, Policia ka gjetur dhe sekuestruar: një revole të kalibrit 7.65 mm me 6 fishek, një shufër metalike, një sasi substance që dyshohet të jetë marihuanë, si dhe disa telefona celularë.

Policia ka bërë të ditur se "oficerët policorë kanë marrë lendime trupore përgjatë ndjekjes nga goditja e veturave, përderisa deri me tani nuk raportohet për të lënduar nga arma e zjarrit".

"Operacioni për lokalizimin e vendndodhjes së të dyshuarit të tretë është duke vazhduar, perderisa të arrestuarit, konform rekomandimit të Prokurorit të Shtetit, dë të procedohen mëtej në procedure hetimore", ka njoftuar Policia. /Express/

    Data: 15 Tetor 2018 23:31
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera