Kthehu lart

Përfundon takimi i ekipit negociator - platforma për dialogun shkon të enjten në Kuvend

Përfundon takimi i ekipit negociator - platforma për dialogun shkon të enjten në Kuvend GazetaExpress

Ka përfunduar takimi i ekipit negociator, ku është finalizuar platforma për dialogun me Serbinë.

Kryesuesi i ekipit, Fatmir Limaj, pas takimit tha se platforma do t’i dërgohet nesër krerëve të shtetit, ndërkaq që pasnesër do të dërgohet në Kuvend për miratim.

“Kemi punuar në detaje dhe nesër tekstin do t’ua dërgojmë krerëve të shtetit, kryeministrit, kryetarit të Kuvendit dhe kryeminsitrit dhe pasnesër delegacioni do ta miratojë platformën të cilën do ta dërgojë në Kuvend”, tha Limaj.

“Krerët e shtetit do të kenë kohën e nevojshme për të dhënë komentet e tyre. Delegacioni i shqyrton sygjerimet dhe komentet dhe më pas e voton platformën që do ta dërgojë në Kuvend”, deklaroi ai, përcjell lajmi.net.

Siç bëri të ditur Limaj, platforma do t’i dërgohet edhe dy partive opozitare.

    Data: 12 Shkurt 2019 19:17
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera