Kthehu lart

Përfaqësuesi i KFOR’it deklarohet për gjendjen në Kosovë

Përfaqësuesi i KFOR’it deklarohet për gjendjen në Kosovë GazetaExpress

Zëdhënësi kryesor i KFOR’it, Vinqenco Granov, është deklaruar për beogradases ‘Danas’ mbi gjendjen që mbretëron në Kosovë.

Granov deklaroi se situata në Kosovë është e qetë dhe stabile.

Tutje, ai shtoi se KFOR’i do të marrë të gjitha masat që të sigurohet një vizitë pa probleme e presidentit serb, Aleksandar Vucic në Kosovë.

I pyetur për deklaratat e Vucic’it për ndërprerjen e komunikimit me Policinië e Kosovës, ai u përgjigj duke thënë se KFOR’i nuk i komenton çështjet politike.

Presidenti serb, Aleksandar Vucic, do të vizitojë Kosovë. Atij do t’i lejohet të vizitojë edhe liqenin e Ujmanit, pasi institucionet e Kosovës kanë vendosur që të kthejnë mbrapsht vendimin për moslejimin e tij për vizitën e këtij liqeni.

    Data: 08 Shtator 2018 08:34
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera