Kthehu lart

Për zbavitje të paharruar nevojitet vetëm energji pozitive

Për zbavitje të paharruar nevojitet vetëm energji pozitive  GazetaExpress

Nëse nuk keni vendosur se ku do ta pritni Vitin e Ri, Shkupi është zgjidhja për Ju!

Maqedonia ka një përshtypje si një vend që asnjëherë nuk flenë.  Kryeqyteti Shkupi është zemra urbane e metropolit që troket 24/7 - zgjidhje ideale për pauzë në qytet.  Nuk ekziston ditë e javës të mos mundeni të kënaqeni në jetën e natës që e ofron Maqedonia, klubet e natës, restorantet dhe baret janë të hapura çdo natë, sikur të jenë ethet  e të shtunës.  

Shkupi - qytet i trashëgimisë historike dhe jetesës urbane!

Jeta atraktive e natës në Shkup karakterizohet me vende interesante, ku mund të kaloni orë të tëra duke u zbavitur me lloje të ndryshme të ahengjeve të cilat i ofron ky qytet.  Shkupi është i njohur me muzikë live, në veçanti rok bendet live.   

Nëse jeni dashamirë i muzikës rok, përgatituni për kërcim me hitet e mira të vjetra dhe të reja.   

Klubet dhe baret garojnë me pjesën tjetër të Evropës, me paletën e tyre të enterierit dhe muzikës.  Prej atyre botërisht të njohur haus dhe hip hip di -xhej deri në rok dhe xhez live, muzikë tradicionale deri në ritmet e ish -YU muzikës - ka diçka për shijen e secilit.  Për këtë shkak vishuni mirë dhe lejoni nikoqirin t'ua tregojë jetën e natës në qytet.

Në baret dhe restorantet me pamje nacionale në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, keni mundësi që të takoheni me shpirtin e vërtetë të qytetit.   Restorantet me ushqim autentik të Maqedonisë do t'ju tërheqin me atmosferën e vet relaksuese, stilet e ndryshme dhe ekskluzivisht me verën, rakinë dhe birrën maqedonase.  

Shëtituni nëpër Çarshinë e Vjetër të Shkupit që ta ndjeni zemrën dhe shpirtin e qytetit të Shkupit! Shkupi me një trashëgimi historike 2000 vjeçare, i shndërruar në metropol moderne të jetesës urbane! Qyteti i kontrastit mes të vjetrës dhe të resë është vetëm disa hapa dhe do t'ju kthejë mbrapa në kohë.

Kishat dhe xhamitë e vjetra të cilat gjenden në pjesën e vjetër të qytetit janë shembull tipik për jetën e ndryshme në Maqedoni dhe përfshirjen e jetesës së kaluar dhe të tanishmes së njerëzve.  Udhëtimi nga e kaluara në të ardhmen mund të bëhet vetëm me kalimin e një ure -  Urës së Gurit.  Gjatë ekzistimit të saj 6 shekullor të ekzistimit, simboli i Shkupit shumë herë ka qenë i rindërtuar, por sot i vendosur në flamurin e qytetit si element kryesor i cili e lidh historinë dhe të tanishmen.  Duke e lënë pas vete të kaluarën dhe qytetin e vjetër, i riu ofron përvojë krejtësisht të ndryshme, për sytë dhe barkun e turistëve.   

Aroma e këndshme e ushqimit që vjen nga çdo kënd i mundshëm i qytetit, do t'i përmbush pritjet pastro të një udhëtari botëror, por njëkohësisht do të ofrojë kënaqësi absolute me arkitekturën e vet dhe zgjidhjet kreative të qytetit.  

Qyteti është i njohur ndërkombëtarisht me atë që është vendlindja e Nënës Terezë.   Në vitin 2009 në Shkup u ndërtua shtëpia përkujtimore e përkushtuar për jetën dhe punën e kësaj gruaje të mrekullueshme.  Vendlindja e saj u bë atraksioni më i njohur Shkup dhe është pjesë përbërëse e hartës turistike në Republikën e Maqedonisë.   

Në hyrje është shkruar porosia për mirëseardhje të ngrohtë, si përkujtim i kësaj gruaje të jashtëzakonshme:  "Çdo herë të përshëndeteni me buzëqeshje, për shkak se buzëqeshja është fillim i dashurisë".

Shkupi është vend interesant dhe me siguri do të duhet më shumë se një ditë për të parë se si funksionon ky qytet dhe çfarë mund të ofrojë!.  

    Data: 13 Dhjetor 2018 14:24
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera