Kthehu lart

Pasi presidenti i sulmoi protestuesit, komentuesit e grinë Thaçin në Facebook

Pasi presidenti i sulmoi protestuesit, komentuesit e grinë Thaçin në Facebook GazetaExpress

Presdenti Hashim Thaçi, u tha fjalë të rënda qytetarëve që protestuan kundër vizitës së Aleksandër Vucicit në Drenicë. Bllokimi i rrugëve nuk na ndihmon dhe duhet të tregoni kulturë minimale njerëzore, u tha Thaçi protestuesve. Këta të fundit u shfrynë mirë në Thaçin ku përmes komenteve edhe e masakruan.

“Na morre fytyrën”, “Na keni zhgënjy”, “Ooo Majmun ti duhesh me tregu kulturë”, “Don me na bo prish kufirin”, “O bërllog, ty s’të kisha lan me shkel Drenicën”, “Ti vetëm president nuk je”, e çka nuk i komentuan tjetër.

Komentuesit ia kanë kujtuar Thaçit faktin se si askush prej zyrtarëve të Kosovës nuk është lejuar ta vizitojë Luginën ndërsa zyrtarët serbë vijnë kur të dojnë në Kosovë. Ia kujtuan edhe masakrën e serbëve mbi popullsinë e Kosovës.

Ndryshe, presidenti serb Vucic, ka qendruarr në vizitë dy ditore në Kosovë dhe nga këtu ka folur për resurset natyrore të shtetit tonë, në veçanti për Liqenin e Ujmanit.

Vucic, pasi u poshtërua në Drenicë, qytetarëve serbë të Banjës së Skenderajt ju drejtua përmes telefonit. Pas kësaj serbët e Veriut ia organizuan një pritje, aty Vucic tha se kurrë nuk do ta njohin pavarësinë e Kosovës.

Më poshtë disa nga komentet e tyre për Thaçin:




    Data: 09 Shtator 2018 13:49
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera