Kthehu lart

‘Papa’ i ateistëve të Kosovës

‘Papa’ i ateistëve të Kosovës GazetaExpress

Yll Rugova e ka marrë flamurin e promovimit të ateizmit në Republikën e Kosovës. Konkurrenca, kur është fjala tek besimi ose jo në Zot, është mjaftë e egër e mjaftë e ndytë. A do të mundet Ylli të ketë sukses, kjo pritet të shihet.

Pasluftës Kosova është shndërruar në një arenë të ‘përgjakshme’ zotërash dhe ithtarësh të tyre. Përfaqësuesit e secilit religjion nuk kanë lënë gurë as metodë pa përdorur vetëm për të përfituar ndonjë besimtarë më shumë. Për të arritur deri tek suksesi kanë përdorur edhe shuma të mëdha të të hollave.

Kanë korruptuar e blerë fëmijë e prindër, kryefamiljar e individë. Kanë paguar këngëtarë e estradë, artistë dhe mashtrues, veç për të zënë ndonjë hapësirë të mundshme diku. Në anën tjetër, nuk është e vogël as masa e njerëzve që nuk besojnë në Zot, ose kanë dyshime në një gjë të tillë.

Por kësaj shtrese vazhdimisht i ka munguar një “Prift” që do ta shtyente përpara kauzën. Jobesimtarët, sa herë janë shprehur rreth mungesës së Zotit, për të mos humbur pikë në opinionin publik, dilemat e tyre i kanë shpalosur nëpër kafene, e edhe atë më zë pak më të ultë. Ateizmi në Republikën e Kosovës jo që nuk është trend – siç mund të jetë gjetkë në Perëndim – por për më tepër është edhe blasfemi. Për ketë mund t’i kujtojmë vetëm intervistat e deputetëve të Partisë së Drejtësisë kur flasin për një cështje të tillë. Por ditëve të fundit me gjasë edhe ateistët e Kosovës e kanë zbuluar dishepullin e tyre, udhëheqësin e tyre.

Ai është dizajneri Yll Rugova, i cili pa te keqën e askujt publikisht e deklaron vetën si ateist, e edhe thotë se të tillë e ka edhe familjen. Gjithashtu, ai në një intervistë dhënë në një emision në KTV, ka përqeshur stereotipet që qëndrojnë në masën e gjërë se ateistët janë njerëz të pamoralshëm dhe sociologjikisht të dëmshëm.

“Unë nuk them 100 për qind që nuk ka Zot. Por unë besoj që nuk ka Zot”, thotë Ylli i ateistëve të Kosovës.

Siç shkruan ai në FB, pas paraqitjeve publike, ai ka marrë një mori ofendimesh prej më të ndryshme, prej shtresës jotolerante të shoqërisë tonë.

    Data: 24 Shkurt 2014 15:55
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera