Kthehu lart

Pal Lekaj i bën argat Shpend Ahmetit, zotohet t'ia mbështetë projektet infrastrukturore të Prishtinës

Pal Lekaj i bën argat Shpend Ahmetit, zotohet t'ia mbështetë projektet infrastrukturore të Prishtinës GazetaExpress

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, dhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, kanë mbajtur një konferencë shtypi, të enjten, pas një takimi në zyrat e Komunës.

“Qeveria do t’i investojë një mori projektesh infrastrukturore, disa nga të cilat do t’i financojë tërësisht Ministria, e disa të tjera do t’i bashkëfinancojë me Prishtinën”, kanë deklaruar ministri Pal Lekaj dhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, pas një takimi në zyra të Komunës.

Lekaj ka theksuar se Qeveria "Haradinaj" është e përkushtuar që të ndryshojë pozitivisht qasjen karshi Komunës së Prishtinës dhe t’i koordinojë punët për infrastrukturën në kryeqytet me Planin Zhvillimor të Komunës, para se ta miratojë buxhetin për vitin e ardhshëm.

"U zotuam para kryetarit se do të bashkëpunojmë në interes të qytetarëve të Prishtinës, sepse ne i japim rëndësi të veçantë kryeqytetit. Kështu, do ta mbështesim ndërtimin e urës në Veternik, e cila duhet të përfundojë në afatin sa më të shkurtër, të mundshëm, por edhe ndërtimin e rrugës ‘A’”, ka thënë Lekaj para gazetarëve. /kohaditore/. 

    Data: 10 Gusht 2018 09:37
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera