Kthehu lart

Pallaska: Me udhëheqës si Rama, Serbia nuk ka nevojë për Rusinë

Pallaska: Me udhëheqës si Rama, Serbia nuk ka nevojë për Rusinë GazetaExpress

​Juristi dhe analisti politik, Dastid Pallaska, ka sulmuar ashpër kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për lidhjet e tij me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Pallaska ka thënë se Serbia s'ka nevojë për mbështetjen e Rusisë, përderisa gëzon ndihmën e Edi Ramës nga Shqipëria.

"Kryeministri i Shqipërisë sapo tha në Opinion që Vuçiqi i sotëm nuk është ai i para 2014 kur kishte nisur miqësia e tyre. Duket se po sugjeron se miqësia e tyre ka pasur ndikim pozitiv në Vuçiqin", ka shkruar Pallaska.

"E vërtetë! Vuçiqi i para 2014 kurrë nuk do ta kishte guximin që në Kosovë të thoshte se Millosheviqi ka pasur qëllime të mira por që instrumentet i ka pasur të gabuara dhe pas kësaj t’ia mësyen me vizitu Drenicën", është shprehur ai.

"Me udhëheqës shqiptarë të tillë Serbia nuk ka nevojë as për Rusinë", ka thënë Pallaska. /Express/

    Data: 20 Shtator 2018 22:33
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera