Kthehu lart

Organizohet marsh për bashkimin e Luginës me Kosovën, kryetari i Bujanovcit kërkon mbështetje

Organizohet marsh për bashkimin e Luginës me Kosovën, kryetari i Bujanovcit kërkon mbështetje GazetaExpress

Shoqata “Çamëria” në Kosovë të shtunën do të mbajë marsh mbështetës për bashkimin e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit me Kosovën.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Bujanovcit, Shaip Kamberi, përmes një njoftimi në Facebook.

Në këtë marsh pritet të marrin pjesë shqiptarë nga të gjitha trojet të cilët mbështesin bashkimin e Luginës me Kosovën.

“Të shtunën më datë 10 nëntor, shoqata “Çamëria” në Kosovë organizon marshin mbështetës për bashkimin e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit me Republikën e Kosovës. Tubimi i shqiptarëve përkrahës të këtij manifestimi paqësor është para bibliotekës kombtare në Prishtinë gjer ora 11:00 prej ku edhe fillon marshimi në drejtim të sheshit “Nënë Tereza”. Në këtë tubim, pritet të marrin pjesë shqiptar nga gjitha trojet. Prandaj, Të interesuarit për pjesmarrje mund t’i japin fuqi këtij tubimi madhor!”, ka shkruar Kamberi.

    Data: 08 Nentor 2018 09:25
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera