Kthehu lart

O'Connell thotë se disa shtete tërhoqën njohjet e tyre për Kosovën

O'Connell thotë se disa shtete tërhoqën njohjet e tyre për Kosovën GazetaExpress

Ndonëse Ministria e Punëve të Jashtëm po e mohon se ka tërheqje të njohjeve për shtetësinë e Kosovës, një gjë e tillë pohohet nga ambasadori britanik.

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Conell, duke u përgjigjur në një pyetje të parashtruar nga një qytetar në Facebook, tha se fatkeqësisht, disa vende kanë tërhequr njohjet e tyre për shtetin e Kosovës, shkruan Lajmi.net.

“Fatekeqesisht, disa vende i kane terhjek njohjet e tyre per Kosoven. Nuk mendojme qe ka ndonje justifikim per keto veprime. Kosova i permbushe te gjitha kriteret per te qene nje shtet i pavarur, ne e kemi pranuar Kosoven si shtet i pavarur dhe sovran”, shkruan O’Connell.

Në anën tjetër diplomacia kosovare thotë se janë propagandë serbe tërheqjet e njohjeve. 


    Data: 08 Nentor 2018 13:32
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera