Kthehu lart

Një tjetër diplomat amerikan në Kubë me sëmundje misterioze

Një tjetër diplomat amerikan në Kubë me sëmundje misterioze GazetaExpress

Një tjetër punonjës i ambasadës amerikane në Havanë të Kubës është prekur nga një problem shëndetësor misterioz.

Para pak kohësh, Departamenti i Shtetit lëshoi një alarm pasi një diplomat amerikan në Kinë raportoi se kishte përjetuar "ndjesi lehta por jo anormale presioni e zëri në tru”.

Ai ishte diagnostikuar më pas me një dëmtim të lehtë të trurit.

Departamenti i Shtetit thotë se punonjësi në Kubë kishte përjetuar simptoma të ngjashme.

Autoritetet amerikane nuk janë të sigurt për burimin e sëmundjes.

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit tha se mjekët po vlerësojnë gjendjen shëndetësore të një tjetër amerikani në Kubë i cili gjithashtu është i sëmurë.

Bashkë me rastin e fundit shkon në 25 numri i amerikanëve të prekur nga sëmundja e mistershme në Kubë.

Kuba ka mohuar çdo përfshirje apo të ketë dijeni për ndonjë sulm ndaj amerikanëve.

    Data: 22 Qershor 2018 21:43
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera