Kthehu lart

Një sondazh i ri e nxjerr PDK’në të parën, LDK’në të dytën, VV të tretën

GazetaExpress

Një sondazh i bërë nga Instituti për Hulumtime dhe Analiza Sociale e nxjerr fitues të zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit koalicionin PDK-AAK-NISMA me 40.82 për qind të votave, kurse koalicionin LDK-AKR-Alternativa e radhit në vendin e dytë me 30.22 për qind, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje në vendin e tretë me 19.45 %.

Sonadazhi i Instituti t për Hulumtime dhe Analiza Sociale – Prishtinë  është bërë në 7 qendrat kryesore të Kosovës (Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Ferizaj, Gjilan, Gjakovë), kurse si mostër marë 3500 respodentë , sipas metodës së rastësisë.

Në bazë të këtij sondazhi  për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat do të mbahen me 11 qershor, koalicioni PDK-AAK-NISMA do të dilte fitues i zgjedhjeve me 40.82 %, koalicioni LDK-AKR-Alternativa e dyta 30.22 %  qind, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje në vendin e tretë me 19.45 %.

Zgjedhjet nacionale mbahen më 11 qershor pas rrëzimit të Qeverisë së koalicionit PDK-LDK. Ramush Haradinaj, Avdullah Hoti e Albin Kurti garojnë për Shef të Qeverisë. 

    Data: 28 Maj 2017 12:04
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera