Kthehu lart

Nënat marshojnë në Moskë, kërkojnë lirimin e aktivistes ruse

Nënat marshojnë në Moskë, kërkojnë lirimin e aktivistes ruse GazetaExpress

‘Nënat e indinjuara’ quhej marshimi i zhvilluar në Moskë, në mbështetje të aktivistes së arrestuar Anastasia Shevchenko. Kjo e fundit nuk u lejua as të vizitonte vajzën e saj, pak para se të ndërronte jetë në spital.

Qindra persona marshuan në rrugët e qendrës së Moskës në mbështetje të Anastasia Shevchenko, aktiviste e lëvizjes “Rusia e Hapur” e oligarkut rus Mikhail Khodorkovski.

Shevchenko u arrestua një muaj më parë dhe rrezikon deri në gjashtë vjet burg.

Për organizatën ruse që merret me mbrojtjen e të drejtave të njeriut, ajo është një e burgosur politike.


Një nga organizatoret e marshimit u shpreh se ajo është aktualisht në arrest shtëpie në pritje të gjyqit dhe nuk u lirua as pasi vajza e saj u nda nga jeta.

Në 30 janar vajza 17 vjeçare e saj u shtrua në spital në terapi intensive, në gjendje kritike për jetën. Por Shevchenko nuk u lejua ta vizitonte.


Manifesteusit theksuan se kjo ishte arsyeja që ky marshim u quajt “Nënat e indinjuara”.

Ngjarja ka prekur shumë persona dhe pse manifestimi nuk ishte i lejuar, kanë qenë të shumtë ata që janë mbledhur në rrugët e kryeqytetit rus.


Në disa prej parullave lexohej se shërbimet sekrete ruse janë armiqtë e popullit.

Marshime të njëjta janë mbajtur dhe në disa qytetet të tjera të vendit.


    Data: 11 Shkurt 2019 22:05
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera