Kthehu lart

Në Serbi kërkohet prania ushtarake e Rusisë

Në Serbi kërkohet prania ushtarake e Rusisë GazetaExpress

Shefi i deputetëve të Dverit në Kuvendin e Serbisë Boshko Obradoviq ka vlerësuar sot se procesi i zgjidhjes së çështjes së Kosovës përfundon brenda disa muajve të ardhshëm me nënshkrimin e marrëveshjes ligjore detyruese dhe me njohjen e Kosovës nga Serbia.

Ai ka deklaruar kështu duke sugjeruar që në prag të përfundimit të bisedimeve, kreu shtetëror serb do të duhej ta ftonte misionin ushtarak rus në Serbi, përcjell gazeta “danas” e Beogradit.

Obradoviq ka vlerësuar se ky mision do të duhej të ishte i pranishëm gjithnjë derisa në Kosovë të jetë i pranishëm NATO –ja për shkak të, siç tha, sigurisë së të gjithë qytetarëve të Serbisë.

Sipas tij, kjo “iniciativë konstruktive është dërguar para dy muajsh”, por kreu shtetëror serb po hesht.

Nëse duam që ta zgjidhim në mënyrën më të mirë çështjen e Kosovës dhe ta forcojmë pozicionin negociues, kemi zgjidhje: kur të largohet NATO-ja nga Kosova, do të largohet edhe Rusia nga Serbia, ka thënë Obradoviq.

„Gjatë disa muajve të ardhshëm ky proces përfundon me nënshkrimin e marrëveshjes ligjore detyruese me Kosovën dhe me njohjen e saj“, ka thënë Obradoviq, duke vlerësuar se në krye të Serbisë është kryetari i shantazhuar.

“Nëse kjo nuk është vërtetë, le të dalë Vuçiqi publikisht e le të thotë se nuk do ta nënshkruajë kurrë marrëveshjen dhe nuk do t’ia lejojë Kosovës kurrë ulësen në OKB” , ka thënë ai.

    Data: 17 Korrik 2018 23:18
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera