Kthehu lart

Natyra po rrezikohet nga shkatërrimi për shkak të rënies së numrit të insekteve

Natyra po rrezikohet nga shkatërrimi për shkak të rënies së numrit të insekteve GazetaExpress

Sipas një hulumtimi shkencor në nivel botëror për insektet, është arritur në përfundim se numri i tyre është duke rënë shpejt dhe kjo mund të shkaktojë shkatërrim katastrofal të ekosistemeve natyrore.

Me anë të kësaj analize u zbulua se më shumë se 40 për qind e insekteve janë duke u pakësuar, ndërsa një e treta e tyre janë të rrezikuara nga zhdukja e llojit. Shkalla e zhdukjes së tyre është tetë herë më e shpejtë se zhdukja e gjitarëve, zogjve dhe zvarranikëve. Sasia e përgjithshme e insekteve është duke rënë për 2.5 për qind çdo vit. Nëse kjo dukuri vazhdon, parashikohet se insektet do të zhduken pas një shekulli.

Planeti ynë tashmë ka hyrë në periudhën e gjashtë të zhdukjes së gjallesave në historinë e vet pasi zhdukje të shumta janë raportuar për llojet më të mëdha të gjallesave, të cilat mund të studiohen më lehtë. Sidoqoftë, insektet përbëjnë numrin më të madh të gjallesave. Numri i tyre është 17 herë më i madh se numri i njerëzve. Studiuesit e botës së gjallë thonë se insektet janë shumë të rëndësishme për funksionimin e të gjitha ekosistemeve.

Shkatërrimi i insekteve tashmë është raportuar në Gjermani dhe Puerto Riko, por ky hulumtim tregon se kjo dukuri është e përhapur në tërë botën. “Nëse nuk e ndryshojmë mënyrën e prodhimit të ushqimit, insektet do të shkojnë rrugës së zhdukjes brenda pak dekadave”, thuhet në këtë studim, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

    Data: 11 Shkurt 2019 10:22
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera