Kthehu lart

Mushkolaj: Kushtetuta e Kosovës nuk e ndalon bashkimin me Shqipërinë

Mushkolaj: Kushtetuta e Kosovës nuk e ndalon bashkimin me Shqipërinë GazetaExpress

Për nder të “9 Prillit”, 10-vjetorit të Ditës së Kushtetutës së Kosovës, Kolegji AAB, dhe Instituti për Studime Kushtetuese dhe Parlamentare (ISKP), mbajtën tryezë tematike në temën “10 vjet Kushtetutë”

Të pranishëm në këtë tryezë ishin personalitete të drejtësisë në Kosovë, si dhe anëtarët e Komisionit për Hartimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Anëtarja e komisionit për hartimin e Kushtetutës, Gjyljeta Mushkolaj, deklaroi se Kushtetuta e Kosovës nuk e ndalon që Kosova të bashkohet me Shqipërinë.

Këto deklarata ajo i bëri në një tryezë të mbajtur në Kolegjin AAB për nderë të 10 vjetorit të Kushtetutës së Kosovës.

“Kushtetuta shumë qartë në të vërtetë e ndalon që Kosova të kërkojë të bashkohet me një shtet tjetër ose pjesë të ndonjë shteti tjetër me të cilën bashkësia ndërkombëtare na ka vendosur një lloj kufiri që ne të mos kemi pretendime territoriale në Maqedoni dhe Serbi. Në anën tjetër, nëse dikush tjetër na bën ftesë, pra nëse një ftesë të tillë na bën Shqipëria, neve na mbetet që të vendosim se a dëshirojmë apo të mos dëshirojmë të bashkohemi”, tha Mushkolaj.

    Data: 10 Prill 2018 15:30
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera