Kthehu lart

Muhaxheri: Demarkacioni me Malin e Zi ka përfunduar qysh në vitin 1930

Muhaxheri: Demarkacioni me Malin e Zi ka përfunduar qysh në vitin 1930 GazetaExpress

Në Kolegjin AAB filloi cikli i debateve për qeverisjen lokale në Kosovë, ku të ftuar do të jenë kryetarët e komunave të Kosovës. Në debatin e parë i cili u mbajt sot, i ftuar ishte kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxhiri

Gjatë bashkëbisedimit me studentët e Kolegjit AAB, z. Muhaxhiri prezantoi arritjet dhe përpjekjet e tyre për të realizuar planin qeverisës në komunën e Pejës. Ai theksoi se për një kryetar komune, sfida kryesore është planifikimi buxhetor me qëllim të zhvillim të komunës, duke theksuar se në qeverisjen e tij në Komunën e Pejës, prioritet kryesor është zhvillimi i turizmit, ku projekti kryesor është përfundimi i projektit të qendrës rekreative Borea.

Duke qenë pjesë e rajonit më të përfolur kohët e fundit në Kosovë, për shkak të çështjes së decentralizimit me Malin e Zi, kryetari i komunës së Pejës, u pyet nga studentët pikërisht për këtë temë. Muhaxhiri në përgjigjen e tij tha se se çështja e demarkacionit të kufirit në mes Kosovës dhe Malit të Zi, po kundërshtohet nga njerëz të papërgjegjshëm, dhe se kjo punë ka përfunduar qysh në vitin 1930.

“Kemi humbur 3 vjet kot! Demarkacioni ka përfunduar në vitin 1930 dhe nuk ka të bëjë fare me studimin qe është krijuar sot. Në vitet e tridhjeta ka përfunduar shënjimi i kufijve mes komunës se Pejës dhe Plavës, komunës së Pejës dhe Rozhajës, dhe me këtë marrëveshje Kosova nuk humb territor, nuk mund të marrësh diçka që nuk të përket, Kjo çështje nuk mundet kurrsesi të ndërrohet në vitin 2015, 2016, 2018, apo çfarëdo viti të jetë”, ka thënë Muhaxheri.
Cikli i debateve për qeverisjen lokale, në AAB, do të mbahet çdo të premte.

    Data: 09 Mars 2018 15:35
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera