Kthehu lart

Modeli armen për “Kosovën e Re”

Modeli armen për “Kosovën e Re” GazetaExpress

Kompania “Contour Global” e ka shfrytëzuar në maksimum të qenët e vetme në garën për projektin energjetik “Kosova e Re”. Kërkon që të ketë përfitime maksimale për mjetet që do t’i investojë në ndërtimin e një termocentralit të ri 600-megavatesh, shkruan sot Koha Ditore.

Këtë përfitim që e synon kjo kompani amerikane do ta grumbullojë nga faturat e energjisë elektrike që do të paguajnë qytetarët e Kosovës, që llogaritet se janë më të varfrit në Evropë.

“Contour Global” ka kërkuar që “Norma e brendshme e shlyerjes së ekuitetit” apo siç njihet në gjuhën financiare si IRR, të jetë rreth 25 për qind.

Kaq është interesi që ky investitor e kërkon për paratë e veta që do t’i investojë në këtë projekt, apo rreth 30 për qind të projektit, përcjell Koha.net. Në bazë të kësaj norme të kërkuar, ky investitor po synon që t’i kthejë paratë e investuara për vetëm 4 vjet.

Ndërsa gjatë 16 vjetëve të tjerë sa është jetëgjatësia e projektit të gjitha të hyrat do të llogariten si fitim i pastër për këtë kompani amerikane. Nëse Qeveria e Kosovës miraton një kërkesë të tillë, qytetarët e Kosovës do të detyrohen të paguajnë tarifa më të larta të energjisë. (

    Data: 05 Shkurt 2015 07:09
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera