Kthehu lart

Mitrovica sot gjithë ditën pa ujë

Mitrovica sot gjithë ditën pa ujë GazetaExpress

Për 12 orë mitrovicasit nuk do të kenë ujë


Për shkak të punimeve të kyçje në rrjetin e ri përgjatë rrugës dëshmorët e kombit, sot në të dyja pjesët e qytetit të Mitrovicës nuk do të ketë ujë.

Lajmin e ka bërë të ditur për kp, drejtori teknik i Ujësjellësit Rajonal në Mitrovicë, Kadri Istrefi.

Sipas tij, punëtorët e ujësjellësit sot gjatë gjithë ditës janë në terren duke punuar në funksionalizimin e rrjetit të ri të ujit, andaj sot nga ora 7:00 deri në 19:00, Mitrovica do të mbetet pa ujë.

    Data: 23 Qershor 2018 09:10
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera