Kthehu lart

Mendoi se "kapi trofeun", biondja ia punon bukur tipit në Instagram

Mendoi se "kapi trofeun", biondja ia punon bukur tipit në Instagram GazetaExpress

Një vajzë ka gjetur një mënyrë shumë origjinale për t’ia punuar një të riu që i ishte “qepur” në Instagram edhe pse ajo ishte e fejuar.

“Donzhuani” që bënte namin online, i bëri mesazh 21-vjeçares, Amy Perkins, duke e pyetur nëse mund të dilnin për kafe pa e ditur që ajo po i lexonte mesazhet bashkë me të fejuarin, Ashley Wells.

Ajo e refuzoi duke i shpjeguar se ishte e fejuar prej dy vitesh tashmë. Por, “tipi” nga Instagram vazhdoi të këmbëngulte duke i thënë që nëse vendos që një ditë të ndahet nga i fejuari atëherë do ta merrte për nuse.

Duke parë këmbënguljen e tij, i fejuari i vajzës, Ashley bashkë me Amy-n vendosën të argëtoheshin pak. Kështu që ajo i dërgoi atij një foto të të pasmeve të “saj” të marra nga pasqyra.

I habitur nga ky veprim, “Casanova” i kthehet:
Po kjo për çfarë ishte? Sikur the që ishe e fejuar? Apo qenke gati për aksionin që të përmenda më parë?”

Atëherë Amy i kthen një tjetër mesazh, kësaj here fotoja ishte e plotë. Në vend të saj ishte i fejuari duke i treguar ngacmuesit nga Instagrami gishtin e mesit.

Pasi e mori mësimin, donzhuani e bllokoi vajzën nga Instagrami.

    Data: 15 Gusht 2018 09:06
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera