Mediat serbe: Delegacioni i Kosovës shkon në Bruksel pa praninë e Beogradit

Delegacioni i Prishtinës do të qëndrojë në Bruksel për një "shkëmbim të rregullt të pikëpamjeve brenda dialogut" me Beogradin, ka konfirmuar Shërbimi Evropian i Punëve të Jashtme.

GazetaExpress

Kryenegociatori i Kosovës në dialogun teknik me Serbinë, Avni Arifi, ka njoftuar se delegacioni i Prishtinës do të mbërrijë sot në Bruksel dhe do të prezantojë aktivitetet dhe arritjet e institucioneve të Kosovës për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit.

Gazeta serbe, Tanjug, ka mësuar nga burimet diplomatike evropiane se është një takim dypalësh i delegacionit të Prishtinës dhe ndërmjetësuesve të Bashkimit Evropian, pa pjesëmarrje të Beogradit.

Në Bruksel ekziston shpresa që në dy javët e ardhshme, deri në fund të qershorit të mbahet një raund i bisedimeve teknike, por edhe bisedime të nivelit të lartë mes presidentit Hashim Thaçi dhe Aleksander Vuçiq.

Avni Arifi ka bërë të ditur se do të kërkojë nga ndërmjetësuesit evropianë që të flasin për energjinë e jo të përqendrohen në formimin e komunave serbe.

BE-ja për një kohë të gjatë është deklaruar se subjekt i bisedimeve janë marrëveshjet e pazbatuara, ndër to edhe formimi i komunave serbe.

Të tjera

Lajmet e fundit