Kthehu lart

Mbledhja e ardhshme e përbashkët e qeverive Kosovë-Shqipëri do të mbahet në maj

Mbledhja e ardhshme e përbashkët e qeverive Kosovë-Shqipëri do të mbahet në maj GazetaExpress

Në nëntorin e vitit që e lëmë pas, në Pejë u mbajt mbledhja e pestë e përbashkët mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.

Tani është caktuar që mbledhja e radhës të mbahet në maj në qytetin e Shkodrës, raporton Klankosova.

Për herë të parë, dy qeveritë u takuan më 11 janar të vitit 2014.

Pasi kanë realizuar edhe takime të tjera të përbashkëta, në Vlorë, Prishtinë, Tiranë, Pejë, mbledhja e ardhshme do të jetë në Shkodër.

Mbledhja e ardhshme e qeverive shqiptare do të mbahet në maj - 11.02.2019 - Klan Kosova

    Data: 11 Shkurt 2019 20:54
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera