Kthehu lart

Maqedonia refuzon Gjergj Dedajn si ambasador të Kosovës

Maqedonia refuzon Gjergj Dedajn si ambasador të Kosovës GazetaExpress

Deputetë turq në Maqedoni kanë kërkuar nga Presidenti që të refuzohet Dedaj si ambasador i Kosovës, raporton T7

Ka një kohë të gjatë që Gjergj Dedaj po pret të bëhet ambasador.

Qysh në gusht të këtij viti, zv.ministri i jashtëm ishte propozuar si shef i misionit diplomatik të Kosovës në Maqedoni.

Por shteti nikoqir po refuzon ta jep pajtimin që kryetari i Liberalevë të Kosovës të jetë ambasador në vendin e tyre.

Refuzimi maqedon lidhet me krahasimin me serbët që Dedaj u ka bërë turqeve duke thënë se Turqia gjashtë shekuj kishte bërë krime e gjenocidë mbi shqiptarët.

Por ata që po insistojnë që Dedaj të mos pranohet janë deputetët turq në Kuvendin e Maqedonisë. 

Ata kanë kërkuar nga Presidenti dhe ministri i Jashtëm i Maqedonisë të mos pranohet Dedaj si ambassador.

"Si parti turke jemi takuar me Presidentin Gyorge Ivanov dhe me ministrin e e Punëve të Jashtme, Nikola Dimitrov, në lidhje me mospranimin e Dedaj si ambasador dhe iu kemi dorëzuar kërkesën tonë që të mos pranohen letrat kredenciale të ambasadorit të emëruar të Kosovës në Maqedoni. Deri më sot përgjigja e autoriteve ka qenë pozitive. Ne mendojmë se Gjergj Dedaj nuk do të jetë ambasador i Kosovës në Maqedoni".

Por, nuk janë vetëm turqit që po e kundërshtojnë emërimin e Gjergj Dedaj ambasador në Maqedoni.

Edhe njohësit e zhvillimeve në Mqedoni janë kundër.

Se Dedaj ende nuk e ka marrur përgjigjen nga pala maqedonase, e ka konfirmuar për T7 edhe Ministria e Punëve të Jashtmë e Maqedonisë.

Ata nëpërmjet e-mailit, shkurt kanë thënë se procesi është në një fazë të avancuar dhe se nuk mund të komentojnë më shumë.

Por, njohësi i diplomacisë, Afrim Hoti, thotë se vonimi i përgjigjës nënkupton se personi i propozuar për diplomat nuk është i pranueshëm për shtetin pritës.

E një gjë e tillë thotë të ketë ndodhur edhe me parë në diplomacinë kosovare.

Por, profesori i së drejtës ndërkombëtare thotë se edhe në këso raste ka një zgjidhje.

E deri në pranimin e konfirmimit nga Maqedonia, Dedaj do të vazhdojë të qëndrojë pak në zyrën e tij si ministër i jashtëm e më shumë lokaleve të Prishtinës.

    Data: 10 Tetor 2018 19:52
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera