Kthehu lart

Maqedonia me stemë të re shtetërore

Maqedonia me stemë të re shtetërore GazetaExpress

Qeveria e Maqedonisë ka miratuar projektligjin për një stemë të re shtetërore. Projektligji është miratuar edhe nga ministrat shqiptarë, ndërsa në vendimin e qeverisë thuhet se propozimi apo versioni i kësaj steme të propozuar, do të shtrohet në debat të gjerë publik.

Stema e re e propozuar përmban një luan me ngjyrë të kuqe në mburojë të artë, dhe një kurorë murale në formë kështjelle në pjesën e sipërme. Kthimi i simboleve historike është një nga arsyet e këtij ndryshimi.

“Stema aktuale e Republikës së Maqedonisë është tërësisht e dizajnuar sipas stemës së Bashkimit Sovjetik, sipas të cilit janë dizajnuar edhe stemat e të gjitha Republikave Sovjetike. Elementet e diellit, yllit me pesë cepa, kallirit të grurit të lidhur me shirit me motive popullore, e simbolizojnë shoqërinë e komunizmit e cila arrihet përmes punës së klasës punëtore dhe bujqve”, thuhet në propozim.

Dizejni i ri i luanit të kuq bazohet në stemat historike, ilustrimeve të Verlandit të vitit 1481 dhe stema e Baroadit e vitit 1581, e cila përmes stemografive të Vitezoviçit në vitin 1964 dhe Zherafoviçit në vitin 1741 u bë stemë e Maqedonisë. Kurora e verdhë e artë e cila është zbukuruar me margaritarë dhe rubinë, simbolizon rendin republikan të shtetit.

Gjithashtu thuhet se luani përfaqëson edhe simbolin që bashkon të gjitha bashkësitë etnike në Maqedoni dhe është simbol që paraqet tokën, territorin, fuqinë dhe se shumë familje të famshme shqiptare për simbol kanë pasur luanin. Drafti i ligjit për stemën e re që u miratua nga qeveria do të hidhet për debat publik.

    Data: 06 Dhjetor 2014 11:07
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera