Kthehu lart

Madagaskari njeh pavarësinë e Kosovës

Madagaskari njeh pavarësinë e Kosovës GazetaExpress

Njohja më e re për vendin vjen nga Madagaskari. Lajmin e ka bërë publik zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës Behgjet Pacolli.

"Urime Kosove, faleminderit Madagaskar. Nga sot Kosova dhe Madagaskari kane nga nje mik me shume. Falenderimet e mija te sinqerta per popullin, Presidentin dhe Qeverin e e Madagaskarit", shkruan Pacolli në Facebook.

Madagaskari ndodhet në brigjet jug-lindore të Afrikës në Oqeanin Indian dhe është ishulli i katër në botë për nga madhësia. Kryeqytet është Antananarivo.

    Data: 25 Nentor 2017 20:59
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera