Kthehu lart

Lutfi Hazirit i prishen planet, flet kundër ndarjes pasi partia i mbeti jashtë negociatave

Lutfi Hazirit i prishen planet, flet kundër ndarjes pasi partia i mbeti jashtë negociatave GazetaExpress

Lutfi Haziri ka thënë se koalicioni bashkë me Shpend Ahmetin kanë vendosur ta lënë LDK’në jashtë dialogut me Serbinë. Ka thënë se shkelën mbi vullnetin politik të partisë më të madhe në Kosovë.

Por, ka thënë se askush s’do të mund ta ndajë Kosovën meqë çdo marrëveshje duhet të marrë 2/3 e deputetëve të Parlamentit.

“Dialogu i brendshëm dhe rezolutat e ofruara nuk iu mjaftuan, por i shikuat numrat në sallë dhe kërkuat të tregoni forcën e numrave. Por, forca e numrave nuk iu siguron ratifikim”, ka shkruar Haziri.

Ai ka thënë se as PSD dhe as Qeveria s’do të mund ta ndajnë Kosovën.

“E keni ndarë politikën e Kosovës, mirëpo nuk mund ta ndani Kosovën kurrë. Ajo do të bëhet edhe më e madhe dhe më unike. Për këtë ju suguroj. Ashtu siç e siguruat ekipin e presidentit Thaçi! Puna e mbarë pa Ne!”.

Të shtunë mbrëma, PSD iu bashkua Qeverisë në dialog me Serbinë. Shpend Ahmeti u votua si bashkëkryesues me Fatmir Limajn në dialogun e udhëhequr prej Presidentit Hashim Thaçi.

    Data: 16 Dhjetor 2018 13:35
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera