Kthehu lart

Lufta speciale Thaçi-Haradinaj, Presidenti flet për interes shtetëror e Kryeministri për mosprekje të kufijve

Lufta speciale Thaçi-Haradinaj, Presidenti flet për interes shtetëror e Kryeministri për mosprekje të kufijve GazetaExpress

Lufta e speciale Thaçi- Haradinaj nuk po pushon. Ata po e luftojnë njëri tjetrin kudo dhe kurdo. Tash së fundmi Thaçi e Haradinaj po e bëjnë luftën përmes postimeve në Facebook, duke folur për interesa shtetërore e kufij.

Liderët e koalicionit qeveritar, kanë hartuar një Draft-Rezolutë për Dialogun, e cila pritet t’i propozohet për harmonizim edhe opozitës. Draft-Rezoluta përmban 6 pika, në të cilat theksohen parimet kryesore të pjesëmarrjes së Kosovës në Dialog.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka dhënë detaje për Rezolutën e Qeverisë për dialogun me Serbinë.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka përsëritur se edhe në rezolutë thuhet që kufijtë e Kosovës mbetin të pandryshueshëm dhe të panegociushëm.

"Në pikën një dhe pikën gjashtë të Rezolutës së Qeverisë, të dakorduar sot me kryetarët e partive të koalicionit qeveritar, është definuar qartë se kufijtë e Republikës së Kosovës, shtet i pavarur, Sovran, demokratik, unik dhe i pandashëm, janë të pacenueshme dhe të panegociueshme dhe se Kuvendi i Republikës së Kosovës, si autoritet suprem, me votat e 2/3 e të gjithë deputetëve, do të Ratifikojë Marrëveshjen Ligjërisht Obligative në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë", ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Kurse, presidenti i Kosovës, në postimin e tij të funit që e ka bërë pak minuta më parë ka thënë se interesi shtetëror i Republikës së Kosovës duhet të jetë gjithmonë mbi çdo interes partiak apo elektoral

“E përshëndes vendimin e subjekteve politike të koalicionit qeveritar për harmonizimin e qëndrimeve politike dhe hartimin e rezolutës së përbashkët për dialogun. Është shumë e rëndësishme për shtetin tonë, që ne të gjithë të jemi sa më unikë dhe të bashkohemi për mbrojtjen e interesave qytetare dhe shtetërore në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel. Interesi shtetëror i Republikës së Kosovës duhet të jetë gjithmonë mbi çdo interes partiak apo elektoral. HTH”, ka shkruar Thaçi.

    Data: 06 Tetor 2018 19:24
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera