Kthehu lart

Listat e fryra të veteranëve po hetohen edhe në Ferizaj

Listat e fryra të veteranëve po hetohen edhe në Ferizaj GazetaExpress

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari, ka mbajtur dje takim me prokurorët dhe hetuesit e Njësisë Rajonale të Hetimeve në Ferizaj, ku ka caktuar tre prokurorë të cilët do të merren me trajtimin e listave të veteranëve të luftës, për të cilat po dyshohet për manipulime

Kryeprokurori Jashari ka kërkuar nga prokurorët dhe hetuesit që të intensifikohen veprimet hetimore sa i përket kësaj çështjeje, me qëllim të verifikimit të 800 aplikacioneve të dyshuara për vepra penale “falsifikim i dokumentit” dhe “legalizim i përmbajtjes së pavërtetë”.

Vlen të theksohet se Prokuroria Themelore në Ferizaj, është e përkushtuar që të trajtoj çdo rast me seriozitetin më të lartë moral dhe profesional.

    Data: 14 Shtator 2018 13:26
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera