Kthehu lart

Limaj përshëndet vendimin e Kuvendit të Maqedonisë për ndryshimin e emrit

Limaj përshëndet vendimin e Kuvendit të Maqedonisë për ndryshimin e emrit GazetaExpress

​ Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka përshëndetur vendimin e Kuvendit të Maqedonisë për ndryshimin e emrit.

Limaj ka thëne se deputetët e Kuvendit të Maqedonisë Veriore, me votën e tyre pro marrëveshjes se Prespës për ndryshimin e emrit, zgjodhën rrugën e integrimeve evropiane. 

“Miratimi i ndryshimeve kushtetuese konfirmon të ardhmen evropiane të shtetit tonë fqinj, Maqedonisë Veriore dhe i kontribuon paqes dhe stabilitetit në rajon. Përgëzoj deputetët e Kuvendit të Maqedonisë Veriore, veçanërisht deputetët shqiptarë, të cilët me votën e tyre ishin përcaktues në miratimin e ndryshimeve kushtetuese”, ka shkruar Limaj.

Ai thotë se me votimin e sotëm në Kuvendin e Maqedonisë Veriore, po mbyllet një nga temat e hapura në këtë pjesë të Ballkanit.

    Data: 11 Janar 2019 22:03
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera