Kthehu lart

Limaj dhe Krasniqi përcaktohen për emrin “Nisma Qytetare për Kosovën”

Limaj dhe Krasniqi përcaktohen për emrin “Nisma Qytetare për Kosovën” GazetaExpress

Derisa janë lakuar emra të ndryshëm për partinë më të re e cila do të zyrtarizohet të premten nga Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi, Express mëson se kjo parti do të quhet “Nisma Qytetare për Kosovën”.

Ishin edhe vet Limaj dhe Krasniqi që derisa paralajmëronin “një rrugë të ndarë” nga ajo me PDK-në, lenin të kuptohej se partia e tyre do të mund të quhej me “Nismë” apo “Iniciativë”, bazuar në mbështetjet që u dhanë ata Inicitativave nëpër vendlindjet e tyre.

Express sot raportoi që partia e Limajt, do të ketë së paku katër deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe disa zyrtarë që më herët kanë qenë pjesë e PDK-së.

    Data: 26 Shkurt 2014 23:30
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera