Kthehu lart

LDK lëshon një njoftim të çuditshëm për dialogun dhe rrëzimin e Qeverisë

LDK lëshon një njoftim të çuditshëm për dialogun dhe rrëzimin e Qeverisë GazetaExpress

Lidhja Demokratike e Kosovës ka lëshuar një njoftim të çuditshëm pas takimit të sotëm të grupit parlamentar me Isa Mustafën. Në LDK thonë se janë të interesuar që sa më shpejt vendi të shkojë në zgjedhje pra kërkojnë rrëzimin e Qeverisë e në të njëjtën kohë theksojnë se kanë formuar një grup punues për përgatitjen e platformës së dialogut.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa është takuar sot me kryesinë e kësaj partie për të gjetur një rrugë për rrëzimin e Qeverisë. Por, qëllimi për rrëzimin e Qeverisë mjegullohet paksa kur flitet për dialogun. 

Derisa thonë se çështja e dialogut mbetet temë kryesore e kryesisë së LDK-së, me ç’rast edhe formuan edhe një grup punues për Platformën e dialogut, e cila jep korniza të qarta se si duhet të vazhdohet me dialog. 

E me këtë LDK lë të kuptohet se dëshiron të angazhohet në dialog edhe pse publikisht kundërshton Presidentin Thaçi.

“Çështja e dialogut mbetet temë kryesore e kryesisë së LDK-së, me ç’rast u formua një grup punues për Platformën e dialogut, e cila jep korniza të qarta se si duhet të vazhdohet me dialog. Po ashtu gjatë takimit të kryesisë u formua edhe një grup punues i cili do të punoj rreth platformës zgjedhore. LDK-ja mbetet e përkushtuar që vendi të shkoj sa më shpejt në zgjedhje dhe të përmbushen të gjitha interesat e qytetarëve të Kosovës” thuhet në njoftim.

Në këtë komunikatë thuhet se është formuar edhe një grup punes i cili do të punoj rreth platformës zgjedhore.

LDK thekson se “mbetet e përkushtuar që vendi të shkoj sa më shpejt në zgjedhje dhe të përmbushen të gjitha interesat e qytetarëve të Kosovës”.

    Data: 24 Shtator 2018 16:18
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera