Kthehu lart

Kukësi përkujton Eksodin 99 me improvizimin e një kampi si të kohës së luftës (Foto)

Kukësi përkujton Eksodin 99 me improvizimin e një kampi si të kohës së luftës (Foto) GazetaExpress

Qyteti i Kukësit po përgatitet të përkujtojë përvjetorin e 15'të të eksodit kur shqiptarët e Kosovës lanë vendin e tyre nga gjenocidi i ushtrisë serbe.

Në përkujtim të Eksodit 99, në qendër të qytetit është improvizuar një kamp i njëjtë me ato të viteve të vështira të luftës, raporton "Shqiptarja".

Pikërisht 15 vjet më parë mbi 75 mijë qytetarë të qytetit të Mitrovicës dhe kaluan kufirin në pikën e Vërmicës.

Popullsia prej 50 mijë banorësh e qytetit të Kukësit në ato ditë do të 10-fishohej, duke e kthyer këtë qytet në simbol të qendrës dhe atdhedashurisë, si dhe kandidat për çmimin Nobel për paqen. 

    Data: 15 Prill 2014 22:44
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera