Kthehu lart

Kryepolicit të Suharekës i vidhet llogaria në Facebook

Kryepolicit të Suharekës i vidhet llogaria në Facebook GazetaExpress

Komandanti i stacionit policor në Suharekë, Milazim Lumi, ka qenë cak i hakerëve, që i kanë vjedhë llogarinë personale në Facebook.

Lumi ka thënë se profili personal në këtë rrjet social edhe po keqpërdoret dhe se për këtë problem i ka njoftuar kolegët e tij.

Qytetarët ankohen te ai kur janë në telashe. Por tash vetë komandanti i policisë në Suharekë Milazim Lumi u fut në probleme.

Lumi po ankohet se dikush i hakoi faqen e tij personale në Facebook.

Sipas tij, profili në këtë rrjet social edhe po keqpërdoret.

Shefi i policisë tha se për këtë problem i ka njoftuar kolegët e tij.

Zyra për media në policinë e Kosovës thanë se janë duke u marrë me rastin duke shtuar se raste të tilla kanë plot. Pavarësisht se një gjë e tillë i ka ndodhur dhe komandantit të policisë në Suharekë ai nuk mund të veçohet nga rastet e tjera.

    Data: 17 Korrik 2018 23:25
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera