Kthehu lart

Kryeministri zbulon kur do t’iu ndalen pensionet veteranëve të rrejshëm

Kryeministri zbulon kur do t’iu ndalen pensionet veteranëve të rrejshëm GazetaExpress

Kryeministri Ramush Haradinaj është deklaruar përsëri rreth çështjes së listave të veteranëve.

Kryeministri i vendit ka thënë se janë bërë gabime të mëdha, pasi në listën e veteranëve të rrejshëm janë future veteranët e vërtetë, transmeton gazetametro.net

Po ashtu, Haradinaj ka folur edhe rreth ndalimit të pensioneve për veteranët e rrejshëm.

Ai ka thënë se pensionin do të vazhdojnë ta marrin të gjithë dhe askujt nuk do t’i ndalohet derisa gjykata të marrë një verdikt në lidhje me këtë çështje.

“Askujt nuk i ndalet pensioni, deri sa për të nuk vendosë një gjykatë. Pra pensionin do të vazhdojnë me i marrë të gjithë, të rrejshëm e të pa rrejshëm. Derisa nuk ka një vendim gjykate, do të respektohen të gjithë“, ka thënë Haradinaj.

    Data: 22 Shtator 2018 08:40
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera